Koci: T’akuzuemit e Speciales te veprojnë si Haradinaj e të kthehen faqebardhë!

koci

Avokati i njohun Arianit Koci, n’emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit ka deklarue se nuk pret që Gjykata Speciale do ta trondis skenën politike kosovare, ashtu si po aludohet në media.

Koci ka thanë se ndikimet politike në këtë proces nuk do të mungojnë, por skena politike nuk do të tronditet ashtu si po thuhet dhe flitet.

Ai asht shpreh i bindun se edhe me Gjykatën Speciale UÇK do t’arrijë ta pastrojë emnin e vet, sikur në rastin Haradinaj.

“Fuqishëm besoj se UÇK do ta pastrojë emnin e vet. Besoj se çdo ish-ushtar i UÇK’s, në këtë rast do të veprojë burrnisht sikur Ramush Haradinaj me Hagën dhe do të kthehet faqebardhë si z.Ramush Haradinaj”, deklaroi Koci.