Kocijancic: Dështimi i takimit në Vjenë – pasoja serioze për Maqedoninë

Zadhanësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, sot për televizionin Telma të Shkupit ka konfirmue se takimi në Vjenë me liderët politikë të Maqedonisë asht anulue.

Kocijancic shprehu keqardhje për dështimin e mbajtjes së bisedimeve në Vjenë, tue paralajmërue se në mënyrë plotësuese ka me u publikue reagimi zyrtar i Komisioni Europian.

Na vjen keq që nuk mund të mbahet takimi i liderëve i planifikuar në Vjenë për 22 prill. Vazhdimisht themi që mossuksesi i Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze për vendin.
Ndjejmë keqardhje të thellë për çdo hap prapa nga Shkupi, i cili do ta largonte vendin edhe më shumë nga aspiratat e saj për asocim në Bashkimin evropian.
Mbetemi në dispozicion për tu dalë në ndihmë partive, tani dhe në të ardhmen. Por, përgjegjësia për sigurimin e përparimit demokratik dhe progresit në rrugën euro-atlantike është në duart e vetë partive, në interes të qytetarëve dhe shtetit të tyre. Tani ata duhet të arrijnë rezultate”, tha Kocijancic.

Ajo ka paralajmërue se së shpejti Komisioni Evropian ka me dale me reagim ma të hollësishëm.