Kocijancic e konfirmon: S’asht arritë marrëveshja përfundimtare për targat!

majakocijancic

Zadhanësja e Komisionit Europian Maja Kocijancic ka thanë sot se në diskutimet në kuadër të dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit nuk asht arritë marrëveshja përfundimtare kur asht fjala për targat e automjeteve.

BE ka konfirmue se me 8 Shtator, gjatë dialogut të tanishëm në mes Prishtinës dhe Beogradit ndër të tjera u diskutue edhe për këtë çashtje, e cila asht pjesë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, por për të cilën nuk asht arritë marrëveshje.

“Marrëveshja përfundimtare nuk asht arritë, nji angazhim konstruktiv nga të dyja palët do të jetë i nevojshëm për me ardhë deri te nji marrëveshje”, ka thanë Kocijancic.

Kurse dita e tretë e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka fillue sot në ndërtesën e shërbimit diplomatik europian në Bruksel.

Siç asht paralajmërue, bisedimet kanë me u përqendrue në përcaktimin e pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës.