Kocijancic kallxon se a ju ka dhanë BE ultimatum Kosovës e Serbisë

Për Bashkimin Europian, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, nuk ka lidhje me ultimatume, por me zbatimin e marrëveshjeve, ka thanë për Radion Europa e Lirë, Maja Kocijancic, zadhënëse e Përfaqësueses së Naltë të BE’s.

“Dialogu, të cilin po e lehtëson Bashkimi Europian nuk ka lidhje me ultimatume, dhe se bahet fjalë për atë që Kosova dhe Serbia janë marrë vesh rreth kushteve simbas të cilave Kosova ka me fitue kodin e vet telefonik, kurse kompania serbe licencën e plotë dhe juridiksion të përkohshëm për vendosjen e rrjetit mobil”, ka thanë Kocijancic.

Bashkimi Europian, ka nënvizue ajo, mbështetet në marrëveshjen për telekomunikacion dhe planin e veprimit, për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtue lidhun me modalitetet e zbatimit.

“Për neve asht e randësishme të zbatohet marrëveshja e arritun në dialog”, ka thanë Kocijancic.

E pyetun rreth deklaratave të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, se Prishtina dhe Beogradi kanë nji afat që deri në fund të javës të arrijnë marrëveshje, Kocijancic ka përsëritë se “në dialog nuk bahet fjalë për ultimatume, por për zbatim të marrëveshjeve”.