Kocijancic kallxon të vërtetën se a u bisedue për Asociacionin në Bruksel

maja

Maja Kocijancic ka reague tue u dërgue sugjerimin delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit për atë që asht bisedue në Bruksel.

Kocijancic, zadhënëse e Përfaqësueses së Naltë të BE’s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, u ka rikujtue para pak çastesh palëve se në bisedimet teknike në Bruksel, nuk asht bisedue për Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë.

“Nën dritën e raportimeve të mediave të Serbisë sot lidhun me vizitën e ekipit menaxhues në Bruksel, due të them si vijon: Asociacioni/Bashkësia nuk ishte sot apo gjatë kësaj jave në agjendë të bisedimeve (në grupin punues të dialogut)”, rikutjon Kocijancic, tue demantue në këtë mënyrë mediat në Serbi dhe zyrtarët serbë në Kosovë.

Këta të fundit deklaruen se nji nga temat e bisedimeve në Bruksel ishte edhe Asociacioni.

“BE’ja ka me takue ekipin menaxhues dhe aktorët e tjerë relevantë nga Kosova mbasi të diskutojnë në Bruksel për hapat e ardhshëm lidhun me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, ka shkrue Kocijancic.

Deklarimi i zyrtares së BE’s asht i njajtë me atë që gjatë ditës e dha Edita Tahiti, ministre për Dialog në Qeverinë e Kosovës, e cila tha se këto nuk janë të vërteta.