Kocijancic: Kemi me i vazhdue bisedimet Kosovë – Serbi për çashtjen e reciprocitetit

Maja Kocijancic, zadhanëse e përfaqësueses së naltë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se kane me vazhdue bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë për çashtje tregtare.

Diskutimet e djeshme janë kryer në atmosferë të mirë dhe konstruktive dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për lehtësimin e lejimit të lëvizjes së lirë për tregti dhe mallra, përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesë në frymën e normalizimit të marrëdhënieve”, tha Maja Kocijancic.

Këto komente u banë mbasi mbramë kanë përfundue pa rezultate bisedimet e ndërmjetësueme nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e certifikatave për transportin e mallnave të rrezikshme, të njoftuna si ADR.

Pas bisedimeve të vështira dhe përpjekjeve për të arritur marrëveshje për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, ku vlenë të theksohet angazhimi i Bashkimit Evropian si ndërmjetësues ishte maksimal megjithatë këto bisedime nuk dhanë rezultate”, thuhet në komunikatën e lëshueme nga Qeveria e Kosovës.

Bisedimet ndërmjet dy palëve u ftuen nga Brukseli, mbas vendosjes së masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës për transportin e naftës dhe gazit. Ky vendim nga Qeveria e Kosovës asht marrë me 21 Mars dhe ka pasë për bazë mosnjohjen e certifikatave ADR të kompanive nga Kosova, që importojnë derivate të naftës nga Serbia.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, dhe ministrja për Tregti dhe Industri, Hykmete Bajrami.