Kocijancic për Rrokum: Demanton Tahirin për targat e Djuric për Asociacionin!

maja

Ndonëse, Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka njoftue se kanë arritë në Bruksel nji marrëveshje me Serbinë për targat, kjo asht mohue nga Zadhanësja e Komisionit Europian Maja Kocijancic, në nji përgjigjeje elektronike për Televizionin Rrokum.

“Bashkimi Europian konfirmon se diskutimet për targat bazue në marrëveshjen e lëvizjes se lirë janë ba me 8 Shtator në Bruksel. Nuk asht mbërri asnji marrëveshje përfundimtare dhe duhet angazhim i matejmë konstruktiv nga te dyja palët për me mberri aty”, ka thanë Kocijancic për Televizionin Rrokum.

E derisa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric që po merr pjesë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka thanë se Serbia asht e gatshme me zbatue marrëveshjen e Telekomunikacionit, nëse pala Kosovare e përmbush detyrimin për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Edhe këtë e demanton Zadhanësja e Komisionit Europian Maja Kocijancic.

Ajo ka thanë se Asocacioni i Komunave Serbe nuk ishte ne agjendën e 8 Shtatorit e nuk asht as këtë javë.

“Mundem me shtue se BE ka me ftue ekip menaxhues dhe palë tjera relevante nga Kosova në kohën kur diskutohet për hapat e ardhshëm te themelimit te Asocacionit te Komunave me Shumice Serbe ne Bruksel, thuhet pos tjerash në përgjigjen elektronike të Kocajcic dergue për Televizionin Rrokum.