Kocijancic përcjell thirrjen e Hahn për liderët politike: Kurdo që ju thërras me qenë të disponuem për takim

Maja Kocijacic, zadhanësja e eurokomisarit për negociata për zgjanim Johannes Hahn, ka konfirmue se komisari dëshiron me u takue me katër liderët politikë nga Maqedonia dhe ata me qenë në disponim në çdo moment, me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend.

Qysh lajmëroi korrespondenti i MIA’s nga Brukseli, Kocijancic tha se Brukseli zyrtar asht i shqetësuem për përkeqësimin e gjendjes në Maqedoni dhe se Hahn asht në kontakt të vazhdueshëm me liderët politikë të Maqedonisë me qëllim që “ata me iu kthye marrëveshjes nga Përzhina dhe reformave prioritare”.

“Komisioneri Hahn asht i gatshem me u takue me liderët shumë shpejt. Ata duhet me u tregue të gatshëm me sjell vendin e tyne prapë në rrugën euroatlantike”, tha Kocijancic.

Në të njajtën kohë, në informatën se tre eurodeputetët Ivo Vajgl, Richard Hovit dhe Eduard Kukan tashma e kanë thirre Nikolla Gruevskin, Zoran Zaevin, Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin në takimin e përbashkët me komisarin Hahn këtë të Premte në Vjenë, nji pjesë nga partite, liderët e të cilëve duhet me marre pjesë në këtë takim, konfirmuen se kanë marrë “paralajmërim”, por jo edhe ftesë zyrtare për nji takim të këtillë.

Nga kabineti i eurokomisarit për negociata për zgjanim thonë se “nuk munden me konfirmue këtë takim”.