Kodi telefonik, s’ka ende marrëveshje

Sot, mbas pesë ditësh të takimeve intensive për çashtjet e kodit telefonik në Bruksel, nuk asht arritë ende marrëveshja për implementim, me tanë përparimet e vogla në disa aspekte.

Ministrja Tahiri deklaron se gjatë tanë kësaj kohe delegacioni i Kosovës ka mbrojtë interesat e shtetit, ka mbrojtë marrëveshjen për telekom dhe planin aksional dhe kategorikisht ka qenë i vendosun të mos pranoj kërkesat e palës serbe që dalin jashtë marrëveshjes për telekomin.

“Siç asht thanë edhe ma përpara pala serbe tue e shkelë marrëveshjen ka kërkue shtrimje të antenave të telekomit në të tanë Kosovën dhe ka pasë tendenca për t’i uzurpue asetet e telekomit të Kosovës. Delegacioni i Kosovës i asht përgjigjë palës serbe, se këto janë vija të kuqe të përcaktueme me marrëveshjen e telekomit, prandaj edhe nuk ka lejue devijimin nga marrëveshja”, thotë Tahiri, raporton lajmi.net

Delegacioni i Kosovës i kryesuem nga ministrja Tahiri kishte në përbamje edhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i zojes Tahiri, Gazmir Raci, këshilltar politik dhe koordinator politik i çashtjes së telekomit, Kreshnik Gashi, koordinator teknik dhe kryetar i bordit të ARKEP, Ilir Imeri, shef i departamentit për komunikime elektronike në ARKEP, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i bordit të Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, drejtor teknik i Telekomit të Kosovës, Gazmend Mejzini, kryeshef i Agjencisë për Regjistrimin e Bizniseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Zana Bejta, udhëheqëse e departamentit ligjor në IPKO dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel.