Koha kur Ibrahim Rugova ja ndaloi Fatos Nanos me folë në emën të Kosovës (Video)

Takimet e udhëheqësve të Shqipnisë me ata të Serbisë, ku diskutohet çashtja e Kosovës, si duket nxisin reagime të ashpëra në çfarëdo kohe që ndodhin.

Kështu ngjashëm, me reagimin e palës kosovare mbas takimit të fundit Rama –Vucic, ku Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj kërkoi që Shqipnia mos me u përzie në raportet Kosovë-Serbi, kishte reague edhe Ibrahim Rugova, President i Republikës së Kosovës që nuk njihej ndërkombëtarisht, ndaj takimit Nano –Miloshevic në Kretë të Greqisë, në Nandor të vitit 1997, tue thanë se askush nuk mund të flas në emër të Kosovës përveç lidershipit të saj.

Këto reagime të palës kosovare për takimin e shumëpërfolun në Kretë i kishte risjellë në librin e tij, ish-Kryediplomati i Shipnisë Paskal Milo, në librin e tij, “Ditari i nji ministri të Jashtëm”: Të pathanat për Konferencën e Rambujesë.

Milo në këtë libër, gati në hollësi ka dhanë versionin e tij, rreth takimit Nano –Miloshevic.

Ai madje shfaqet kritik ndaj shefit të tij, Kryeministrit të Shqipnisë Fatos Nano, që kishte hy në takim “kry me krye” me Miloshevic’in, pa praninë e këshilltarëve.