Kolumbi, arrihet marreveshja e paqes, i jepet fund konfliktit mbas 52 vjetësh

Qeveria kolumbiane dhe rebelët e FARC firmosën marrëveshjen historike që i jep fund mbas 52 vjetësh luftës civile. Lideri i rebelëve, Timoleon Jimenez, i njohun ndryshe si Timochenko, i kërkoi falje të tanë atyne që janë damtue nga konflikti.

“Due me kërkue falje për tanë dhimbjen që kemi shkaktue gjatë kësaj lufte”, deklaroi ai.

Në ceremoni morën pjesë shumë liderë botnorë, mes të cilëveedhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkueme, Ban Ki-Moon. Të gjithë të ftuemit në ceremoninë në Kartagjena ishin veshë me të bardha për të simbolizue paqen.

Presidenti i Kolumbisë dhe lideri i rebelëve përdorën nji stilolaps në formën e plumbit për të firmosë marrëveshjen. Simbas tyne, stilolapsi-plumb simbolizon transformimin e vendit nga nji Kolumbi e plumbave në atë të nji të ardhme të edukueme.

Gjithashtu, kjo marrëveshje i lejon që rebelët të krijojnë partinë e tyne dhe të marrin pjesë në zgjedhje. “Asnji nuk duhet të dyshojë që na po hyjmë në politikë pa armë”, tha Timochenko.

Për t’u shendrrue në ligj, marrëveshja duhet të kalojë referendumin e së Diellës. Sondazhet paralajmërojnë se kolumbianët janë gati që të aprovojnë marrëveshjen mes liderëve.