Kolumbi: FARC prej sot zyrtarisht s’asht ma grup i armatosun

Shefi i gueriles kolumbiane të FARC’ut, Rodrigo Londono, alias Timoshenko, njoftoi sot zyrtarisht braktisjen e armëve nga kjo lëvizje në luftë kundër shtetit që prej ma shumë se gjysë shekulli.

“Lamtumirë armëve! Mirë se erdhe paqe!”, theksoi ai gjatë ceremonisë me rastin e çarmatimit të Forcave të Armatosuna Revolucionare të Kolumbisë (FARC), tue shtue se, ”sot na nuk tradhtuem Kolumbinë, sot braktisëm armët”.

“Sot, na nuk tradhtuem Kolumbinë, sot braktisëm armët”, premtoi Rodrigo Londono, alias Timoshenko, gjatë ceremonisë në Mesetas, që shënon fundin e çarmatimit të Forcave të Armatosuna Revolucionare të Kolumbisë.

Presidenti, Juan Manuel Santos, përshëndeti si lajmin ma të mirë për Kolumbinë këto 50 vjetët e fundit.

Ai theksoi se ky proces ka me qen i pakthyeshëm tue e përshëndetë fundin e kësaj lufte absurde me guerilen e parë të vendit, lindun nga nji rebelim rural në vitin 1964.