Kolumbi: Zhduken 3 gazetarë

Në fillim kishte humb gazetarja spanjolle Salud Hernandez, derisa ishte tue punue në nji artikull në Catatumbo, regjion në veri të Kolumbisë, me prezencë të madhe të guerilëve dhe krimit të organizuem, shkruen CNN.

Ndërsa dy të tjerë, korrespodenti Diego D’Pablos dhe kameramani Carlos Melo, janë zhduk në regjionin e njajtë derisa ishin në kërkim të Hernandez.

Drejtoresha e informacionit në CNN en Espanol, ka deklarue që zyrtarë nga Qeveria kanë konfirmue lajmim për zhdukjen e gazetareve.

Ngaqë në këtë regjion egziston nji numër i madh i grupeve rebele, asht spekulue që gazetarët në fjalë mund të jenë kidnapue nga ndonji grup gueril.

Nese gazetarët janë kidnapue, kjo mundet me sjellë probleme në bisedimet e paqes në mes të Qeverisë kolumbiane dhe dy grupeve guerile, ELN dhe FARC.