Komandant Hoxha thotë se në Tanushë s’ka grupe t’armatosuna!

hoxha

Xhezair Shaqiri i njohun si komandant Hoxha, demantoi lajmet e portaleve maqedonase dhe shqiptare se në Tanushë ka grupe t’armatosuna.

Komandant Hoxha në Facebook ka shkrue se në Tanushë gjendet vetëm ai me banorët, e që janë kundër pushtetit kriminal që po sundon me vendin tashma që 10 vite.

“Në afërsi të Tanushës nga ana e Kosovës nuk ka shanse të ketë grupe të armatosuna prej patrullimit të shpeshtë të policisë së Kosovës dhe KFORi’it, të cilët vazhdimisht bajnë lëvizje rreth kufinit midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Po ashtu edhe në Tanushë, nuk ka grupe të hueja të armatosuna, përpos unë me banorët që jemi kundër kriminelëve maqedonas VMRO-DUI-PDSH, pothuejse 10 vite”, shkruen Xhezair Shaqiri, alias Komandant Hoxha, në profilin e tij në Facebook.
Mediat maqedonase të financueme dhe të kontrollueme nga VMRO e Nikola Gruevskit, sot publikuen se gjoja nji grup prej 40 kosovarëve gjendet afër fshatit Tanushë, në Karadakun e Shkupit, në kufi me Kosovën.