Komandant Sula ekstradohet n’Maqedoni

Sulejman Osmani ose i quejtun si Komandant Sula asht ekstradue dje rreth mesditës nga Kosova në Shkup.

55-vjeçari ishte arrestue në Kosovë në Korrik 2015, mbas nji flet-arresti ndërkombëtar të lëshuem nga Maqedonia si i perfshimë në Grupin e Kumanovës, ku mbetën të vranë tetë policë.

Osmani u ba i njohun për opinionin publik mbas dorëzimit të mbijetuemve të konfliktit, ku ai në mënyrë misterioze, me pranga në duer, arriti me i ikë policisë maqedonase, shkruen zhurnal.

Osmani për disa mediume deklaroi se kishte arritë me u arratisë, mbasi ishte dërgue nga policia me helikopter për me tregue vendin e mshefjes së armëve të grupit të armatosun afër fshatit Gushincë.