Komandanti i ‘Agim Ramadanit’ i cili ka me udhëheqë me Ushtrinë e vendit (foto)

Rrustem Berisha nga AleancA për Ardhmëninë e Kosovës ka me qenë Ministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Deputeti i zgjedhun i AAK’s asht lind më 2 Mars 1965 në fshatin Dobërdol të Pejës.

Ai e ka të përfundueme shkollën ushtarake ma saktësisht Akademinë për oficerin e kambësorisë.

Berisha ka qenë komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Ai ishte edhe komandant i Akademisë së mbrojtjes në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe Zavendëskomandant i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK’s.

Berisha ka ushtrue detyrën e deputetit edhe mandatin e kaluem në Kuvend, kurse ka qenë edhe anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë.

Gjatë mandatit të kaluem Rrustem Berisha ka qenë ndër deputetët ma të zashëm për transformimin e FSK’s në Ushtri, detyrë e cila pritet me qenë kryesore për të gjatë mandatit si ministër.

Nga radhët e AAK’s veç Berishës, ministër ka me qenë edhe Pal Lekaj.

Ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie ka me qenë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës. /lajmi.net

Shperndaje në: