Komandanti i FSK: Presim vendim politik për krijimin e ushtrisë

Puna e Komisioneve parlamentare ka fillue me u ngjallë. Veç 10 ditë mbas raportimit të Drejtorit të Agjenicisë Kosovare të Intelegjencës, Agron Selimaj në komisionin përkatës, sot para komisionit për Punë t’Mbrendshme e Mbikqyrje të Forcës e Sigurisë së Kosovës, ka raportue Komandanti i FSK, Gjenerallejtnant Rrahman Rama.

Ushtaraku i naltë tha para anëtarëve të Komisionit se FSK’ja asht gati për aktin e rradhës, atë të shëndrrimit në ushtri veçse duhet krye edhe çashtjet politike.

Anëtari i këtij komisioni, deputeti Anton Quni e pyeti Gjenerallejtnantin Ramën, se a asht e vertetë që rekrutimi i pjesëtarëve të FSK’s po bahet në bazë të regjioneve.

Mirëpo simbas Komandantit të FSK’s, kjo ka ardhë si pasojë e numrit të aplikantëve nga rajonet.

Gjenerallejtënant Rama asht shprehë i gatshëm që saherë që Komisioni ka nevojë për raportimin e tij, ai me iu përgjigjë pozitivisht ftesës.