Komandanti i FSK’s merr pjesë në konferencën ma të madhe ushtarake në SHBA

Komandanti i FSK’s, gjeneral llejtënant Rrahman Rama, po merr pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila po mbahet në kryeqytetin amerikan, Washington DC.

Konferenca ma e madhe ushtarake që organizohet në Shtetet e Bashkueme të Amerikës ka zgjatë nga data 1 deri më datën 5 Tetor.

Rama gjatë vizitës në SHBA asht pritë nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë bisedue rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK’s dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjithashtu, komandanti i FSK’s pati takime edhe me personalitete të nalta ushtarake pjesëmarrëse në konferencë, ku vazhdimisht ishte i shoqnuem edhe nga gjeneral majori Thimoty Orr, simbas njoftimit.