Komandanti i FSK’s pritet me ceremoni ushtarake n’Turqi (video)

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë gjenerali Hulusi Akar priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama.
Rama gjatë vizitës së tij në selinë e Shtabit të Përgjithshëm u prit me ceremoni ushtarake.
Mbas ekzekutimit të himnit kombëtar të dy vendeve, Rama përshëndeti gardën ceremoniale, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbas ceremonisë Akar dhe Rama zhvilluen nji takim të mbyllun për media.

 

Shperndaje në: