Komandanti i KFOR’it, Fungo: Kemi kapacitetet për me ruejt paqen dhe stabilitetin

Komandanti i KFOR’it, gjeneral-major Giovanni Fungo ka deklarue se qëndrueshmënia e situatës së sigurisë në Mitrovicë dhe kudo tjetër asht esenciale për KFOR’in, sepse pa situatë stabile të sigurisë nuk mundet me pasë qetësi të plotë dhe zhvillim ekonomik.

“Asht mirë që kanë fillue punimet për rivitalizimin e urës, sepse ajo simbolizon bashkimin e qytetarëve e jo vetëm lidhjen fizike. Të gjithë duhet të përkujdesemi që të kemi qetësi, mjedis të sigurt, raporte të mira ndërnjerëzore, në mënyrë që të kemi edhe zhvillim ekonomik. KFOR’i ka me vazhdue me punue me institucione për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillim ekonomik, si dhe ka me ndihmue në zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë qytetarët. KFOR’i ka kapacitete që në rast nevoje të ndërmarrë masat e duhuna për të ruejt paqen dhe stabilitetin”, tha ndër të tjera gjeneral-majori Fungo.