Komandanti i NATO’s në Kosovë: Duhet progres në luftën kundër radikalizmit e terrorizmit

Kryeministri Isa Mustafa, priti në takim Komandantin Suprem të NATO’s për Europë, Gjeneralin Curtis M. Scaparrotti, të cilin e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Kryeministri Mustafa foli edhe për fuqizimin e sektorit të sigurisë, si dhe përgatitjet e bame për transformimin e FSK’s në Forcë të Armatosun të Kosovës.

Tue shprehë mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të trupave të NATO’s, kryeministri Mustafa theksoi respektin dhe mbështetjen e madhe që KFOR’i gëzon te qytetarët e Kosovës.

Komandanti Suprem i NATO’s për Europë, Gjenerali Curtis M. Scaparrotti, tha se NATO asht e përkushtueme në misionin e saj në Kosovë.

Gjenerali Scaparrotti, po ashtu, shprehu vazhdimin e përkrahjes së NATO’s për Kosovën, tue përfshi edhe trajnimin dhe avancimin e FSK’s si dhe aspekteve tjera që lidhen me sigurinë.

Gjenerali Scaparrotti, ka folë edhe për randësinë që stabiliteti i Ballkanit Perendimor ka për Europën, dhe po ashtu ka theksue randësinë e progresit në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.