Komandanti i ri i NATO’s, qe çka i thotë Rusisë!

NATO ka komandant të ri suprem, puna e të cilit asht me forcue atë si aleancë mbrojtëse, mbas viteve të reduktimit të trupave amerikane n’Europë.

“Përballemi me nji Rusi të rigjallnueme dhe me sjelljen e saj agresive, e cila sfidon normat nderkombëtare”, ka thanë gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, mbasi ka marrë komandën e forcave të SHBA’s n’Europë.

Ai ka shtue se forcat e aleancës atlantike duhet me qenë “gati për me luftue nëse përmbajtja deshton”.

Scaparrotti asht ba komandant suprem për Europën më 4 Maj.

Emnimi i tij asht ba në kohën kur aleanca e konsideron Moskën si kercënim për stabilitetin, për shkak të veprimeve të saj n’Ukrainë.

Scaparrotti ka thanë se do të kerkojë nga Washingtoni që të stacionojë brigadën e tretë të përhershme të trupave amerikane n’Europë, shkruen REL.

Dy brigada tash ndodhen në Gjermani dhe Itali.

Sot janë ma pak se 65,000 ushtarë amerikanë, të stacionuem pergjithmonë n’Europë, nga afro 300,000 sa kanë qenë gjatë Luftës së Ftoftë.

Dëshira e Scaparrottit për ma shumë trupa n’Europë i ban jehonë edhe qendrimit të komandantit në largim të NATO’s, gjeneralit amerikan, Philip Breedlove.

Washingtoni synon me sigurue aleatët e NATO’s që janë të shqetësuem prejse Rusia ka aneksue Krimenë e Ukrainës në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët pro-rusë në lindje t’Ukrainës.

Ankthi nga Rusia mbetet veçanërisht i naltë në vendet baltike dhe në Poloni.

Dhe sfidë e menjihershme e Scaparrottit do të jetë përcaktimi i vijave të kuqe, përtej të cilave NATO nuk do të tolerojë ngacmimet nga forcat ruse.

Avionët luftarakë rusë, në mënyrë rutinore, fluturojnë pranë vendeve balltike dhe mbi Detin e Zi.
Fluturimet e tilla kanë rritë shqetësimet se mund të vijë deri te konfrontimi i drejtpërdrejtë.

Scaparrotti, qysh në seancat ndegjimore të muejit të kaluem, u ka thënë senatorëve amerikanë se këto fluturime të Rusisë janë provokuese dhe të rrezikshme.

Ai ka thanë se Rusia duhet ta dijë se Shtetet e Bashkueme do të ndërmarrin masa, nëse amerikanët rrezikohen.

Scaparrotti ka thanë se nji nga detyrat e tij të para si komandant suprem i NATO’s do të jetë me rishikue rregullat e angazhimit të SHBA’s dhe të forcave aleate në lidhje me atë se kur duhet të pergjigjen me forcë për të mbrojt sigurinë e tyne.

Scaparrotti vjen në postin e naltë ushtarak të NATO’s mbasi ka shërbye si shef i forcave amerikane në Korenë e Jugut.

Para kësaj, ai ka shërbye n’Irak dhe n’Afganistan.