Çka thotë komandanti i KFOR’it për ushtrinë e Kosovës!

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka prit sot në nji takim gjeneralin Mike Jackson, komandantin e parë të KFOR’it në Kosovë.

Veseli tha se asht nder dhe respekt që në Kosovë të ketë personalitete të tilla siç asht Jackson.

“Ky asht gjenerali i lirisë së Kosovës që ka ba punë të jashtëzakonshme në momentet e lirisë.

Na i jemi mirënjohës që mbas 17 vitesh e kemi shtetin sovran”, tha Veseli.

Gjatë takimin me Jackson, Veseli tha se Kosova shumë shpejtë do ta ketë ushtrinë e vet dhe se synim kryesor asht anëtarësimi në NATO.

Ndërsa gjenerali Jackson ka thanë se situata jo e mirë sa i përket shndërrimit të FSK’s në ushtri nuk do të zgjasë pergjithmonë.

Ai tha se do të kishte shumë deshirë që Kosova shumë shpejt ta ketë ushtrinë e saj.

 

Komandantit të KFOR’it tash po i doket Kosova ma e mirë!

 

Komandanti i parë i KFORI’t në Kosovë mbas përfundimit të luftës, Mike Jackson mbas takimit që ka pasë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka folë para mediave.

Ai asht ndie i lumtun që asht në Kosovë mbas shumë viteve.

Jackson ka thanë se tash Kosova po i banë përshtypje ma shumë se në kohën e luftës.

Ai ndër të tjera ka përmend magjistralen nga aeroporti i Prishtinës e deri në kryeqytet për të cilën thotë se i ka lanë nji përshtypje të mirë.

Ish-komandanti i KFOR’it po ashtu ka krahasue edhe hotelin me atë ku ka qëndrue mbas përfundimit të luftës.