Komisioneri për vizat vjen në Prill

Përveç prokurimit, në pikat tjera Kosova ka shenu progres për liberalizimin e vizave.

Këtë, pritet ta thotë edhe komisionari i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopolous, kur ta vizitojë Kosovën.

Avramopolous pati paralajmëru vizitë në Kosovë gjatë muejit Shkurt, por mbasi që institucionet vendore ishin vonue me përmbushjen e tetë kritereve, ai pritet të vijë në Kosovë kah mesi i muejit Prill.

Me disa vërejtje jo shumë serioze, shejat e para se Kosova ka plotësu edhe tetë rekomandimet për liberalizimin e vizave janë pozitive, shkruen Zëri.

Përveç ministrit t’Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, janë edhe ekspertët e marrëdhanieve nderkombëtare që kanë pohu nji gja të tillë.

Megjithatë, simbas ekspertëve të marrëdhanieve nderkombëtare, puna për vizat nuk përfundon me përmbushjen e tetë kritereve të fundit.

Kosova duhet që urgjentisht me orientue të gjithë kapacitetin e saj politik në lobim te shtetet e Bashkimit Europian për shkak se asht Këshilli i BE’s, si organi kryesor që duhet ta miratojë raportin për liberalizimin e vizave, bashkërisht me Komisionin Europian.

E në këto dy institucione janë perfaqësuesit e pesë shteteve që nuk e kanë njoft pamvarësinë e Kosovës.

Analistët politik kanë persërit faktin se tensionet politike në vend, nuk po i bajnë nder këtij procesi.