Komisioni del me deklaratë: Arrestimi i Thaçit vnon në pikëpyetje bisedimet në Bruksel!

Komisioni për Punë të Jashtme ka lëshue nji deklaratë të perbashkët lidhun me arrestimin e drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga autoritetet serbe.

Ne deklaratën e tyne thuhet se “më kohën kur Kosova asht e interesueme me normalizue raportet me shtetin fqinj Serbinë, ajo me politikat e saj që i takojnë të së kaluemes vazhdon me vnu në pikëpyetje përpjekjet e Republikës së Kosovës dhe të bashkësisë nderkombëtare për me promovue paqe dhe stabilitet në rajon”

Komisioni ka kerkue nga institucionet vendore dhe nderkombëtare me marrë krejt masat e nevojshme për lirimin e Nehat Thaçit.

Kjo asht deklarata e plotë:

“Komisioni për Politik të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e ka përcjellë me shqetësim të madh rastin e fundit të arrestimit të drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e vlerëson krijimin e Task-Forcës për zgjidhjen e këtij rasti.
Komisioni shpreh indinjatën e thellë për ketë rast, duke e konsideruar si një akt i cili mund të provokojë tensione të reja në mes të dy shteteve.
Në kohën kur Kosova është e interesuar që të normalizojë raportet me shtetin fqinj Serbinë, ajo me politikat e saj që i takojnë të së kaluarës vazhdon të vë në pikëpyetje përpjekjet e Republikës së Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar paqe dhe stabilitet në rajon.
Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, kërkon nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme, që të ndodhë lirimi sa më shpejt i drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, në të kundërtën, komisioni vlerëson se, përsëritja e këtyre rasteve do të vë në pikëpyetje bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.