Komisioni Europian tërheq vërejtjen për rritjen e numrit të veteranëve

Kosova gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 ka shënue rritje ekonomike në vlerën e 3.8 për qind. Këto të dhana janë paraqitë sot në publikimin e fundit të Komisionit Europian. Simbas këtij raporti, në vend janë rritë investimet private si dhe konsumi privat.

Por, ky komision, tërheq vërejtjen se çashtja e benefiteve të veteranëve të luftës mbetet nji çashtje shqetësuese, me implikime në pagimin e huas së planifikueme të FMN prej 100 milionë euro, e planifikueme për Dhetor, si dhe përkrahjen e vazhdueshme buxhetore të BE’s.

“Buxheti i 2016’tes ka mbledhë fillimisht 25 milionë euro për prezentimin e benefiteve të veteranëve të luftës, bazue në 13.000 marrësit e llogaritun, ndërsa numri aktual asht 28.000 dhe në rritje”, thuhet në raport.

KE në raportin e saj shkruen se numri aktual i veteranëve të certifikuem asht 46.230, me nji pjesë të madhe të tyne që janë të pranueshëm për benefite (ata që nuk kanë të ardhuna tjera).

“FMN pret që kosto e skemës së benefiteve në vitin 2016 të arrijë 88 milionë euro, që asht shumë ma shumë se shuma e mbledhun në fillim prej 60 milionë euro. Nëse skema aktuale e certifikimit dhe benefitet mbahen financiarisht, atëherë implikimet për buxhetin mund të rriten deri në 100 milionë euro në baza vjetore”, thuhet në raport.