Bundestagu n’fokus e ka Kosovën e Maqedoninë!

Komisioni për politikë të jashtme i parlamentit gjerman, në seancën e 70’të me radhë që do të mbahet nesër, ka me diskutue për Maqedoninë dhe Kosovën.

Korrespondenti i agjencisë shtetnore maqedonase MIA nga Gjermania ban të ditun se ky komision fillimisht ka me diskutue për Afrikën, marrëdhaniet gjermano-turke, me pastaj për Maqedoninë, por ka me diskutue edhe për Rusinë, Libanin dhe tema tjera.

Herën e fundit në Bundestag u fol për Maqedoninë, në Marsin e vitit të kaluem, kurse diskutimet janë me dyer të mbylluna.