Komisioni i Venedikut: Le të shpallen materialet e “bombave” te Zaev

Komisioni i Venedikut e ka shpall mendimin e vet për të dy ligjet, për privacinë dhe për “fishkëllyesit” (kallëzuesit) që do të nisin të zbatohen tashti ose për nji periudhë të shkurtë, ku në 100 pika e përpunon përmbajtjen dhe jep nji varg konkluzionesh per situaten ne Maqedoni, përcjellë portali “Svedok”.

Në mendimin e dhanun në 23 faqe, Komisioni jep një pasqyrë të zgjidhjeve dhe e përpunon përmbajtjen e ligjeve, tue përfshi dhe nji varg të porosive, si rekomandimi për shpalljen e materialeve  për të cilat ka interes publiku ose i përket interesit publik, e poashtu edhe ri-rregullimin e landës për mbrojtjen e fishkëllyesve (kallëzuesve – nga largimi nga puna ose hetime gjyqësore)./“Libertas”/