Komisioni për AKI, nuk ka informata rreth sigurisë në vend!

Asht mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në Kuvendin e Kosovës, ku asht diskutue platforma për AKI’n.

Kryetari i komisionit të AKI’s, i cili vjen nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, tha se kjo asht mbledhja e parë mbas gjashtë muejve bojkotim të Kuvendit.

“Në këtë komision sot e kemi shqyrtue platformën e AKI’s, implementimin e saj dhe kemi vendos si komision që radhën tjetër me ftue drejtorin dhe me i diskutue disa pika se sa asht tue u implementue kjo platformë në Agjencion”, deklaroi ai.

Mirëpo, i pyetun nëse qytetarët e Kosovës janë të sigurt në vendin tonë dhe se kohëve të fundit janë shtue rastet e të shtanave me armë në vendin tonë, Shala ka thanë se për këtë arsye edhe ka me u ftue në mbledhjen e radhës drejtori i AKI’s me raportue.

“Për këtë arsye në takimin e radhës e kemi të ftuem drejtorin e Agjencionit dhe kemi me diskutue me drejtorin lidhun me të gjitha çashtjet e sigurisë në vend”, deklaroi ai.