Komisioni për Siguri i FSK’s me vlerësime të nalta

Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Punë të Mbrendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën u diskutue rreth Planit të Punës së Komisionit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Në këtë takim, Rrokum TV raporton se, të gjithë anëtarët e komisionit jane pajtue qe ky komision ka permbyllë me 100% këtë plan.

Por, anëtari i komsionit, Rexhep Selimi pamvarësisht pajtimit qe komisioni ka permbyllë këtë agjendë, ai tha se Qeveria e ka lanë këtë komision pa punë, sepse asnji projektligj nuk asht procedue, sa i përket sesionit të sigurisë nga Qeveria, raporton Rrokum.TV.

“Qeveria, komisionin e ka lanë pa punë, na i bajmë thirrje, sidomos për procedimin e projektligjit te FSK’s, ligjin për pensionimin e parakohshëm të stafit policor, e disa tjera”, tha Selimi.

Por, nënkryetari Fadil Demaku tha se, arsyet e Qeverisë për këto ngecje janë pengesat qe janë shfaqë nga opozita.

Nga ana tjetër, Ganimete Musliu kërkoi qe javën tjetër, para këtij komisioni të referoj ndonji drejtor të policisë për numrin e madh të aksidenteve alarmante.

Kujtomë që ky asht nji nga komisionet që deri tash nuk ka pasë asnji dështim në mungesë të kuorumit.