Komisioni Shtetnor: Kundërshtuesit e Demarkacionit kanë konfirmue më 2007 këtë që po themi na sot

Komisioni Shtetnor për Shejimin dhe Mirëmbajtjen e Kufinit Shtetnor sërish ka dërgue nji komunikatë për media tue ja bashkëngjitë edhe disa dokumente në mënyrë që të argumentojë saktësinë e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Me fakte të pakundërshtueshme, bahet e qartë se Kosova nga ky proces nuk ka humbë asnji metër të territorit, se procesi asht kry në përputhje të plotë me të gjitha standardet, dokumentet dhe procedurat bashkëkohore ndërkombëtare, të cilat mund të konfirmohen në çdo kohë dhe në të gjitha aspektet”, thuhet në nji komunikatë për media e Komisionit Shtetnor për Demarkacionin.

Simbas Komisionit, në këtë material, konfirmohen edhe kundërthaniet e kundërshtuesve të këtij procesi, të cilët në vitin 2007, me dokumente zyrtare konfirmojnë se procesi aktual asht plotësisht në rregull, ndërsa sot bajnë manipulime të të dhanave që vet i kanë krijue.

“Fjala asht për ish kryeshefin egzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Përparim Ameti, i cili së bashku me disa prej kundërshtuesve të sotëm, zyrtarisht e vërteton sipërfaqen dhe kufinin e Kosovës.

Ameti dhe kolegët e tij, në vitin 2007 kanë prezentue hartat me kufijtë identikë të viteve 1974-1988-1999-2016, kufi i vërtetuem edhe nga komisioni shtetnor”, thuhet në nji komunikatë për media.