Komiteti LIBE voton për liberalizimin e vizave për Kosovën!

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çashtje të mbrendshme, LIBE, i Parlamentit Europian pritet sot mbasdite vonë me votue për liberalizim të vizave për Kosovën, nji hap përpara se Parlamenti Europian me vendosë nëse qytetarët e Kosovës munden me udhëtue pa viza në vendet e BE’së.

Përmes kundërshtimesh të nji numri vendesh anëtare të BE’së, që edhe e kanë njoft pamvarësinë e Kosovës, LIBE pritet me votue dhe nji rezultat i pafavorshëm kishte me shtye krejt proceset për Kosovën për nji periudhë të pacaktueme.

Kundërshtimet në BE ndaj Kosovës janë shtue mbas pezullimit të votimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, por në veçanti ato janë të theksueme për shkak të, si thuhet, “mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem në nivel të naltë” dhe forcimit të sundimit të ligjit, që do të ndalonte migrimin ilegal.

Dy raportueset e Parlamentit Europian për Kosovën dhe për liberalizim të vizave, Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, e cilësuen deshtimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi, në fillim të Shtatorit, si “për keqardhje” por kanë nënvizue se votimi në LIBE ka me u procedue pamvarësisht.

Të dy raportueset kërkuen nga Kosova me përmbushë obligimet e saj sa ma parë, perfshirë demarkacionin me Malin e Zi.