Komiteti Mysliman: Mustafa Nano dhe Maks Velo po i hedhin benzinë zjarrit!

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipnisë, Gazmend Aga, n’intervistën për “GSH”, ka reague ndaj deklaratave të Mustafa Nanos e Maks Velos mbi Islamin.

Deklaratat për nji “islam që nuk jep garanci”, apo “kur falen në bulevard, mue më zanë friga”, ose “duken si Arabi Saudite”, kanë ngjallë shqetësim në Komunitetin Mysliman.

Aga thotë se të dy personazhet janë emna me ndikim e të respektuem në shoqninë shqiptare dhe shton se “çdo stereotipizim, ofendim i pergjithshëm mbi fenë myslimane dhe myslimanët, kuptohet që asht shqetësuese”.

Simbas Agës, “Islamofobia ashtë burimi kryesor i radikalizmit.

Kuptohet që, nuk asht nji arsye që arsyeton radikalizmin për nji individ me arsye të shendoshë, por për individë të mundshëm për me u përdor për kauza të tilla të rreme, islamofobia mund të përdoret.

Nëse jemi të kujdesshëm me islamofobinë, me antisemitizmin, me antikrishtënimin në deklaratat tona, mendoj se nuk u lamë hapësinë e shteg atyne që duen me i keqpërdor këto deklarata”.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipnisë, ndalet në deklaratat e bame nga Nano e Velo, rithekson se KMSH asht distancue nga ata që shkojnë në luftë.