Kompania turke e aeroplanave kërcënohet me bombë në aeroportin e Stambollit

Kompania Turkish Airline, ka lëshue nji deklaratë ku tha se në aeroplanin e kësaj kompanie asht gjete nji letër në të cilën shkruente ka me pase shpërthim me bombë.

Kjo kompani ka tregue se këtë letër kërcënuese e ka gjete në aeroplan pak para nisjes së udhëtimit në aeroportin e Stambollit, Ataturk, shkruen Reuters.

Ende nuk dihet saktë se çka ka shkue në letër , mirëpo, autoritetet e sigurisë kanë evakuue aeroportin.