Kompania turke nuk e respekton Festën e 28 Nandorit

Kompania turke “Limak-Çalik”, e cila para do vjete ka privatizue distribucionin e energjisë elektrike në Kosovë, nuk ka me i lejue punëtorët e KEDS’it me pushue për Festën e Flamurit, më 28 Nandor.

Moslejimi i punëtorëve të kësaj kompanie që me pushue për 28 Nandor asht në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosë që të Hanën me pushue punëtorët në vend.

Simbas kryeministrit Isa Mustafa, për shkak të randësisë së madhe që ka kjo ditë për shqiptarët, të Hanën ka me qenë ditë pushimi në Kosovë./Zeri