Kompanitë amerikane duen me investue në Kosovë, njana prej tyne don me prodhue automjete ushtarake

Kompanitë amerikane kanë fillue të shprehin interesim për të investue në Kosovë, dhe çdo vit e ma shumë Kosova asht tu u pa si mundësi e mirë për të investue.

Këtë e ka ba të ditun për KosovaPress, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, i cili ka kallxue se interesimi ma i madh janë sektorët minerarë dhe ata të gjenerimit të energjisë së elektrike.

”Na në Odën Amerikane e kemi thanë edhe ma herët që ka pasë nji interesim të shtuem të kompanive amerikane në sektor të ndryshëm”, tha Zeka.

Ai i ka përmendë disa nga kompanitë amerikane, të cilat tashma janë të njohuna për opinionin për interesimin e investimeve në vendin tonë.

Simbas tij, këto investime arrijnë shifra prej qindra milionë dollarëve, dhe pritet të krijojnë numër të madh të vendeve të punës.

“Marrëveshja, e cila pritet të finalizohet për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, për të cilën asht kualifikue nji kompani amerikane. Në anën tjetër aprovimi, i cili pritet të jepet nga ana e Kuvendit të Kosovës, po ashtu për aplikimin për aktivitetin eksploruese , minerare të kompanisë “Envidity Energy Inc”, që asht po ashtu, kompani me kapital amerikan”, tha Zeka.

Zeka ka kallxue edhe nji rast të nji kompanie me pronësi amerikane, e cila asht e interesueme që në t’ardhmen të investojë në ndërtimin e automjeteve ushtarake.

“Interesim ka pasë edhe në sektor të tjerë, e kemi përmendë edhe ma herët interesimin e nji kompanie amerikane për të shtri operacionet e saj në ndërtimin e automjeteve ushtarake po që ende ka mbetë në nivel të interesimit “. thotë ai.