Kompleksi banesor Hade për kategoritë e dala nga lufta

Vendimi i Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor për dislokimin dhe krijimin e nji kompleksi banesor për banorët e fshatit Hade, të cilët kanë me u zhvendosë mbas rrëshqitjeve të dheut në zonën ku nxirret qymyr, u ndryshue sot nga vetë minsitri Ferid Agani.

Agani sqaroi se ky vemdim asht marrë me arsyetimin se banorët e Hades nuk e pëlqyen formën e kompensimit për njisi banesore, sepse vetëm 3 familje kanë gëzue këtë të drejtë.

Mbas këtij propozimi, Kryeministri kërkoi miratimin e kabinetit Qeveritar, të mbledhun sot në mëngjes.

Ndër pikat e tjera, Qeveria miratoi edhe shqyrtimin e projektrregullores për riintegrimin e personave të riatdhesuem te menaxhimin e programit.