Komplikohen gjanat: Qe çka po paralajmëron tash Lista Serbe?

Entuziazmi në kampin e koalicionit PAN mbas nënshkrimit të marrëveshjes me AKR asht zbehë vetëm pak orë mbas zyrtarizimit në villen e Behgjet Pacollit në Hajvali.

Burime të lajmi.net ,brenda Listës Serbe thojnë se ata janë kundër votimit të qeverisë në krye me kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj.

“Arsyeja asht numri i ministrive të ndame për Listën tonë. Në marrëveshjen paraprake, lista kishte negociue edhe Ministrinë e Bujqësisë, por tash ajo i asht nda AKR’s”, thojnë burime të lajmi.net.