Komploti ruso-serb, per sa pare deshten me vra Milo Dukanovic!

Prokurorët në Mal të Zi kanë publikue emnat e dy shtetasve rusë, të cilët, simbas tyne, kanë ba përpjekje me organizue vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Milo Dukanovic, në muejin Tetor.

Mbas investigimit të prokurorëve dy rusët janë identifikue si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov.

Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takue më 26 Shtator në Moskë Aleksandar Sindellicin, kreun e organizatës nacionaliste ‘Ujqit serbë’, për me organizue komplotin.

Raportohet se ata i kanë dhanë Sindelicit 200,000 euro, raporton REL.

Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, perfshi Sindelicin, janë arrestue në Mal të Zi më 16 Tetor, në lidhje me komplotin e dyshuem.

Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet.

Rusia ka mohue çdo përfshimje në komplotin e dyshuem.