Komuna e Prizrenit i jep tender 34 mijë euro kompanisë që s’paguen TVSH!

Komuna e Prizrenit i ka shpall fituese dy kompani, “Fidani+Kida” për eliminimin e qenve endacak me15 Mars të këtij viti.

Vlera e tenderit asht 34 mijë e 713 euro. Mirëpo kompania “Kida” që asht njana nga kompanitë që asht fituese e këtij tenderi nuk paguen tatim për shtetin, madje as që asht e regjistrueme.

Indeksonline ka gjete se në Agjencinë e Regjistrimit të Bizniseve kompania “Kida”, që asht pronar Qendrim Kida, nuk figuron si e regjistrueme për me pague TVSH. Ndërsa në tender figuron emni i tij, që asht fitues i tenderit në vlerë prej 34 mijë euro.

Në këtë tender kishin aplikue 7 kompani, mirëpo dy të nalte përmendunat kanë dal fituese përkundër që kompania nuk kryen obligimet ndaj shtetit, ma s’paku në bazë të ARBK’s.

 

tvsh tvsh1 tvsh2 tvsh3