Komuna ndalë punimet në Kishën e cila asht n’borrin e UP’s!

Gjatë ditës së sotme në objektin e Kishës e cila ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, janë pa disa persona tue krye punime në këtë objekt.

Më të marrë lajmin se mbrenda Kishës janë disa persona, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës së bashku më Inspekcionin e Komunës së Prishtinës, me ç’rast këto punime janë ndalue.

Këtë e ka ba të ditun kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka sqarue se Drejtoria e Inspekcionit e kësaj komune, ka ndërpre punën e disa personave që kanë qenë tue e ba ne objektin e Kishës e cila ndodhet në oborin e Universitetit të Prishtinës (UP).

 

Ky asht postimi i Ahmetit:
Drejtoria e Inspekcionit e Komunes se Prishtinës sot ka dal në vendin e ngjarjes te Kisha Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës pas shumë raportimeve se atje po punohet.
Drejtoria e Inspekcionit ka vërejtur disa persona duke punuar në pastrimin e objektit të cilët kanë refuzuar të legjitimohen. Është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa murreve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme.

Komuna e Prishtinës ka ndërprerë këtë aktivitet dhe ka kërkuar nga personat e përfshirë që të sjellin gjithë dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në drejtorinë e inspekcionit sot. Po ashtu kemi kërkuar në qoftë se ka ndonjë letër apo leje pune nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Komuna e Prishtinës nuk posedon asnjë dokumentacion rreth kësaj ndërtese. Qe më shumë se një vit kemi bërë thirrje tek të gjitha palët të sjellin dokumentacionin relevant, por kemi hasur në mospërfillje. Ne do ta zbatojmë ligjin sa i përket kompetencave të komunes dhe i ftojmë të gjitha palët dhe të gjitha institucionet që të funksionojnë në përputhje me Ligjin për Ndërtimin.