Komunat serbe – ma të parregulltat

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, publikoi sot raportin e monitrimit të Komunave për vitin 2015.

Simbas këtij raporti, kryetarët e komunave të Prishtinës, Gllogovcit, Novobërdës, Klinës, Parteshit dhe Kllokotit, nuk kanë raportue në Kuvendin e Komunës për situatën ekonomio-financiare.

Në raport gjithashtu theksohet se komuna e kryeqytetit asht komuna e vetme, e cila nuk e ka përmbushë obligimin ligjor për mbajtjen e 10 mbledhjeve të parapame.

Kjo ministri ka evidentue 39 shkelje ligjore në 17 komuna dhe Novobërda prinë në këtë listë me 11 shkelje ligjore, pasue nga Malisheva, Obiliqi dhe Lipjani me nga 3 sosh secila.

Katër Komunat me shumicë serbe, kanë realizue të hyrat vetanake nën 50 % nga ajo që ishte parapa. Leposavici 46%, Mitrovica e Veriut 30%, Zvecani 25% dhe Zubin Potoku vetëm 15% të realizimit të të hyrave vetanake.

Ministri i Administrimit të pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, gjatë prezantimit të këtij raporti bani thirrje për respektim të marrveshjes së Brukselit.

Tue u kërkue organeve qendrore që me u kushtue randësi komunave me shumicë serbe, ai tha se nuk mund të priten raporte pozitive apo zhvillim për aq kohë sa këto komuna nuk kanë përkrahje dhe vëmendje të mjaftueshme nga niveli qendror.

Por këto katër komuna nuk e kanë shfrytezue as buxhetin që kishin në dispozicion, e në mesin komunave me shumicë serbe, gjendet edhe komuna e Prishtinës me shfrytëzim të buxhetit prej vetëm 80%, derisa të gjitha komunat tjera e kanë shfrytëzue krejt buxhetin apo edhe tejkalue atë.

Mbas prezantimit të rekomandimeve, u kërkue nga mediet që të lirojnë sallën për si u tha – diskutim pa presionin e medieve.