Komunat veriore marrin nji ‘mal me pare’ nga Fondi për Veriun

Ma së shumti pare ka fitue Mitrovica Veriore, rreth 3 milionë, thuhet në nji njoftim të Institutit për Zhvillimin Ekonomik Territorial (InTER), transmeton Klan Kosova.

Këto pare janë nda për pesë projekte: shpronësimin e tokës për ndërtesën e re të komunës, stacionin e zjarrfikësve, hallën sportive, Institutin Rajonal Kulturor dhe projektin për ndihmë ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Zveçani ka marrë 1.3 milionë, me të cilat, mes tjerash, ka me u ndërtue edhe nji qendër rinore.

Komuna e Zubin Potokut ka marrë rreth 1 milion euro, të cilat kanë me u shpenzue edhe për ndërtimin e nji pishine të mbyllun dhe të nji arene për atletikë.

Leposaviqi ndërkaq merr rreth 1.2 milionë nga fondi për veri. Me to pos tjerash, ka me u ba nji kopsht për fëmi dhe objekte për aktivitete kulturore e sportive.