Komunikata e Ambasades Amerikane për vazhdimin e mandatit të EULEX

Ambasada e SHBA’ve në Prishtinë ka mirëpritë lajmin se Kuvendi ka ratifikue sot zgjatjen e mandatit të Misionit të BE’s për Sundimin e Ligjit, EULEX.

“Ky është nji hap i randësishëm në qëllimin tonë të përbashkët të përmirësimit të sundimit të ligjit në Kosovë. Kjo marrëveshje ka me i mundësue EULEX’it që me vazhdue me i ofrue sektorit të drejtësisë kapacitet aty ku nevojitet, dhe që me ndihmue Kosovën në zhvillimin e aftësive vetanake”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA’ve në Kosovë.

“Qeveria e SHBA’ve mburret për faktin që ka me vazhdue me kontribue me personel për me zbatue këtë mision të randësishëm”, thuhet në komunikatën e kësaj Ambasade.