Konferenca e jashtëzakonshme – Deklaratat e Ramush Haradinajt dhe Petrit Selimit

Korporata amerikane ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’ kishte miratue në muejin Qershor të këtij viti nji fond ndihmash prej rreth 50 milionë dollarësh për Kosovën.

Ky fond ka për qëllim kryesisht përqëndrimin në përmirësimin e energjisë elektrike dhe në projekte për transparencë dhe qeverisje të përgjegjshme.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, bashkë me Petrit Selimin, koordinator nacional për ‘Sfidat e Mijëvjeçarit’, kanë mbajtë nji konferencë për media, në të cilën kanë zbulue detajet lidhun me Fondin 49 milionësh që i asht dhanë Kosovës nga Amerika.

Me këtë rast, Haradinaj ka theksue se asht bisedue për efektet e kësaj marrëveshje që ka me i pasë Kosova e që simbas tij, veçanërisht për të gjitha arritjet që ka m’i pasë në kursimin e energjisë dhe shtimin e efiçencës.

“Jam i bindun se me lajme të tilla kemi me ju konfirmue të rijve tanë se munden me ba jetën në Kosovë dhe jo të kërkojnë shpresë për jetë në vendet e tjera”, ka thanë Haradinaj.

Gjithashtu, asht theksue se Fondi ka me fillue në fund të vitit dhe ka me u ba themelimi i derdhjes së mjeteve të shumta në fushën e energjisë efiçiente .

“Ka me pasë shumë njerëz, të cilët kanë me na ndihmue. Kemi 49 milionë dollarë, grandin ma të madh amerikan që nga mbas lufta në fushën ekonomike në Kosovë. Fondi i Sfidave të Mijëvjeçarit, mbasi MSS ka dy lloje të fondeve dhe për të dyja duhet të kualifikohet. Kosova asht kualifikue për tre shkallë, si shuma ma e madhe e dhanë nga MSS. Kosova nëse arrin suksese dhe partneritet të vazhdueshëm nuk përjashtohet aspak mundësia që të kualifikohet për mjete të tjera për investime. Kemi fillue me 49 milionë që asht e dyta ma e madhe dhe nëse vazhdohet me sundimin e ligjit dhe zhvillimet ekonomike, patjetër kemi me vazhdue edhe me investime të tjera”, ka përfundue Petrit Selimi.