Konferenca e Presidentit shtyhet për javën e ardhshme!

Zyra e Presidentit, Hashim Thaçi, kishin paralajmërue mbramë se Presidenti Thaci ka me mbajtë konferencë për media, ditën e Premte, n’ora 11:30.

Pak orë para zhvillimit të konferencës, të njajtit kanë njoftue për shtymjen e saj në javën që vjen.

“Ju njoftojmë se konferenca e presidentit Thaçi, e paralajmërueme për sot n’orën 11:30 nga Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Presidencës, asht shty për javën e ardhshme”, njofton Presidenca.