Konferenca në Prizren për rastin Dehari. Çka premtuen Ministrja Hoxha dhe Kryeprokurori Lumezi?

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe zv drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, sot, kanë mbajtë nji konferencë për media në Qendrën e Paraburgimit në Prizren lidhun me rastin e vdekjes së të paraburgosunit A.D.

Gjatë kësaj konference, Ministrja Hoxha fillimisht ngushëlloi familjen dhe te afërmit me rastin e vdekjes së të paraburgosunit A. D. dhe me këtë rast ftoi mediat, qytetarët dhe opinionin që me respektue punën e institucioneve, të cilat po merren me rastin e ndriçimit të rrethanave të vdekjes tue çmue pamvarësinë e secilit institucion si dhe kompetencat e tyne.

“Që nga dita e djeshme Ministria e Drejtësisë dhe organet tjera relevante, janë tue u marrë me rastin, ndërsa aktualisht jemi tue pritë vendimin e familjes për anëtarin, i cili ka me ju bashkëngjitë ekipit, i cili ka me krye autopsinë”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ajo ma tej shtoi se në kuadër të mandatit të saj, shpreh përkushtimin e plotë dhe gadishmëninë për sqarimin e rastit, me transparencë dhe ftoi që të mos bahen paragjykime lidhun me rastin. Ministrja Hoxha theksoi se raporti ka me qenë publik dhe transparent.

“Menjiherë kam urdhnue hetim të mbrendshëm të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë lidhun me rrethanat e vdekjes së të paraburgosunit A. D. dhe në pajtim me të gjetunat e raportit dhe kompetencat, ka me i ndërmarr tana veprimet ligjore”, tha Hoxha.