Konferencë në Prizren nga Ministrja Hoxha e Kryeprokurori Lumezi për vdekjen e Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha bashkë me Kryeprokruorin e Shtetit, Aleksander Lumezin dhe Zavendësdrejtorin e Policisë së Kosovës pritet me mbajtë nji konferencë të jashtëzakonshme në Prizren në Qendrën e Shërbimit Korrektues të Kosovës lidhun me vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit.

Ende nuk asht caktue ora e mbajtjes së kësaj konference.

Konferencën e kanë konfirmue zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Aty, Hoxha e Lumezi kanë me dhanë detaje të tjera lidhun me vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, i cili mbahej në paraburgim në dyshimin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.