Konfirmohen 27 viktima n’aksidentin e trenave n’Itali

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga përplasja e dy trenave në provincën e Barit n’Itali gjatë ditës së djeshme.

Shkon në 27 numri i të vdekunve e rreth 50 numri i të plagosunve, 7 prej të cilëve në gjendje mjaft të randë shëndetësore.

Konfirmohet se mes viktimave gjendet edhe drejtuesi i njanit prej dy trenave të përplasun.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por hetimet e para të Prokurorisë së qytetit të Tranit, flasin gjithnji e ma shumë për nji gabim njerëzor në momentin e ndërrimit të binarëve. Nuk ka ende asnji person nën hetim.

Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka mbërri në vendngjarje.

Ai ju ka shpreh solidaritet banorëve e familjarëve të prekun nga kjo tragjedi si dhe ka deklarue se “Qeveria nuk ka me la vetëm në nji moment kaq të vështirë rajonin e Pulias.”

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e ka quejt këtë aksident “nji tragjedi të papranueshme, tue kërkue zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj”.