Konfirmohet akcioni i policisë rreth sulmeve të fundit me granata

Foto Arkiv

Lajmi se policia po ban bastisje për sulmin me bombë në Kuvendin e Kosovës, e ka konfirmue Reshat Millaku, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Simbas ij, Policia e Kosovës asht tue krye bastisje në Prishtinë për llogari të hetimeve për sulmin me bombë në Kuvend që ndodhi natën e 5 Gushtit.

“Bastisjet kanë lidhje me sulmin në Kuvend”, tha shkurt kryeprokurori Millaku për kallxo.com, por pa dhanë ma shumë detaje.

Mësohet se, njani nga lokacionet e bastisuna asht në lagjen ‘Mati’ në Prishtinë.

Ndërkohë, zadhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, nuk ka pranue të komentojë shumë për bastisjet.

“Akcioni asht tue u zhvillue në koordinim me Prokurorinë Speciale”, tha Hoxha për lajmi.net, pa dhanë ma shumë detaje.